Saturday, February 23, 2013

Françeska: Tani puthjet i kam me euro

Të ftuar në programin “Top Show”, dy ish-protagonistët e “Big Brother 5”, Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe, ndezën edhe një herë kuriozitetin e publikut. Tashmë mediat e kanë bërë me dije ndarjen e tyre, pas një lidhjeje gjatë muajve të programit dhe vetëm pak javëve pasi ai mbaroi.

 Por në intervista, ata asnjëherë nuk kanë dhënë arsye konkrete se përse lidhja e tyre mori fund, gjë që nuk e thanë edhe gjatë “Top Show”-t. Por ajo që të binte në sy ishte se Françeska mbase ka mbetur pak më e lënduar nga kjo ndarje, siç ndodh gjithmonë në çifte ku femrat zakonisht e vuajnë më shumë.

 Madje ajo nuk ngurroi në një moment që të pohojë se Ermalit i pëlqejnë flirtet e shpeshta me femrat. Ndërkohë vetë Ermali ka pohuar se mbas ndarjes me Françeskën ka pasur lidhje të tjera, ndërsa kjo e fundit edhe pse është përfolur për ndonjë lidhje, vetë nuk ka pohuar asgjë. Për ta bërë programin akoma më interesant, Alban Dudushi kërkoi që ata t’i dhuronin një puthje njëri-tjetrit, por përgjigjja e Françeskës ishte befasuese: “Tani nuk ka më puthje falas, vetëm me euro”. Interesante do ishte të ishte thelluar pak më shumë ky argument, se nuk u kuptua mirë. Tani, Françeska nga inati që ka me Ermalin, i kërkon euro për një puthje, apo tani vajza ka vënë mend dhe ka vendosur t’i shesë puthjet, por edhe të tjerat dhe të mos japë asgjë badihava. Dhe nëse po, sa mund të jetë çmimi për të gjitha këto shërbime?