Monday, February 25, 2013

Ermela hedh akuza mbi BBA per humbjen e kujteses!


Femra e vetme që ka fituar një edicion të Big Brother Albania. Ermela Mezuraj, simpatikja bjonde veç lekëve nuk arriti dot të realizonte asnjë nga pritmshëritë e saj. Edhe pse ajo ishte shume e afte,e shkathet e shume inteligjente, dëshira dhe pasioni i saj nuk arriti ti realizohej i cili ishte për televizionin duke treguar se nuk i doli përpara asnjë portë jeshile për t’u futur ne boten e magjishme te medias dhe televizionit. Madje as punët tjera nuk i kane ecur mire. Në emisionin “Kasketa”, të Kastro Zizos, ajo ka treguar gjëra mjaft interesante dhe të pathëna më parë. Së pari ka treguar jetën e saj aktualisht, ku eshte shprehur se jeton në një apartament në Tiranë krejt e vetme ngaqe edhe nga ish i dashuri eshte ndare.
Vajzes nga Vlora duket se nuk i ka ecur shumë as ne dashuri e as ne pune, pasi, siç ajo tregon , tregu është kaq i çuditshëm qe shpesh raste nuk do tia dije sa e pasur mund te jete nje CV.  Ermela nuk mund të anashkalonte eksperiencen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Albania, dhe marrëdhëniet e saj me paranë. Ajo i rrëfeu Kastros se për rreth dy vjet nuk ka mundur te përshtatet me jetën jashtë reallity show-it te cilit i shkoi deri ne fund dhe doli triumfuese. “Më çudiste zilja e telefonit apo shumë gjëra nuk i mbaja mend. Kam pasur probleme shumë me përqendrimin”, eshte shprehur ajo me pak fjalë.
“Kam humbur kujtesën, përqendrimin dhe as lekët nuk më kanë bërë të lumtur”.  Është shumë e vështirë dhe ndonjëherë duket si çudi”,- ka saktesuar Ermela , duke theksuar faktin se i janë dashur gati dy vjet që të riambientohet me realitetin. “Më është dukur sikur jeta nuk kishte asnjë qëllim, pasi në atë kohë i realizova dëshirat e mia. Jam ndjerë bosh, me pak fjalë”, është shprehur ajo pasi eshte pyetur ne lidhje me parate e fituara.
Dy vjetë pas triumfit duke fituar 100 milionë lekë, Ermela eshte shprehur se jeta e saj nuk është më e lumtur , duke përsëritur shpesh se njeriu nuk duhet ti realizojë të gjitha dëshirat shumë shpejt, pasi nuk i mbetet më asgjë për të luftuar.