Friday, March 15, 2013

Eldora dhe Shpendi flen bashke dhe ...

Ndërkohë që në dhomat e gjumit shumica e banorëve janë duke u munduar të flenë. Elena e Anaidi shkojnë në dhomën e katit të dytë dhe komentojnë diçka që u bëri shumë përshtypje. Ata kanë parë Eldorën dhe Shpendin, të cilët janë duke fjetur në të njëjtin krevat dhe kjo gjë i çudit paksa, pasi çdo natë Eldora ka shkuar në krevatin e saj për të fjetur gjumë. “Kanë pritur provën e breshkës për të fjetur bashkë”, thotë Anaidi duke qeshur, ndërkohë që këtë gjë e komenton edhe Elena, e cila thotë se tanimë të gjithë janë duke fjetur të ndarë në çifte. Pas pak aty shkon edhe Marselini, i cili hyn në bisedë dhe thotë se Eldora ndihet keq kur ai i përmend Shpendin dhe faktin që ata të dy rrinë bashkë, ndërsa tani nuk i vjen keq kur kërkon të flejë me të. Të njëjtin mendim ka edhe Elena, e cila çuditet me faktin që ajo ndihet keq kur të tjerët flasin për të dhe Shpendin. “S’do të thotë gjë, se njeriu fle ku të jetë më rehat”, thotë Anaidi duke qeshur. 
Të tre diskutojnë marrëdhënien midis Eldorës dhe Shpendit për disa minuta, duke e kaluar në shaka herë pas here analizën për ta.

Joana dhe Olta diskutojnë me njëra-tjetrën në kuzhinë për jetën e natës jashtë shtëpisë së Big Brother. Joana tregon se edhe pse pi shumë gjatë natës, ajo i jep vetë makinës teksa kthehet për në shtëpi, ndërsa Olta e gjykon veprimin e saj, pasi sipas saj, në timon duhet të jesh shumë e kujdesshme. “Unë nuk pi shumë, por prapë nuk i jap vetë makinës”, shprehet Olta. Pas pak atje shkon edhe Elona, e të tria diskutojnë për gatimin. 

Thursday, March 14, 2013

Elena E Tepron Me Kete Foto (FOTO)


Elena si cdo dit dhe me shume
nuk di te ndryshoje ajp nuk e ka
problem te nxjeri te pasmet
tashme i eshte bere zakon per cdo nate
te dali pa te brendshme dhe te nxjeri te pasmer

Tuesday, March 12, 2013

Super Skandale në Big Brother. . .Shikoni ci ben zhigoloja Elenes…(video)

Nata e 8 marsit ka qene nje feste e cmendur per te gjitha femrat e shtepis se BB6…
Por Elena sic duket ka qene me e preferuara e zhigolove te cilet jane ftuar dhe shikoni se c’ben zhigoloja me te. http://www.ustream.tv/recorded/29862500
Shikoni videon…

Elena “Nuk i flas me Marselinit” sepse ai nuk pranoi te benim ……..!

Per nje kohe te gjate Elena flet me Joanen per Marselinin duke thene se ndjehet shume e zhgenjyer prej tij. Joana mundohet qe ta keshilloj duke i thene qe te mos i besoj shume atij dhe me pas i tregon se Marselini eshte shprehur keq kunder Elenes qe diten e dyte qe kane hyre ne shtepi. Keshtu dy vajzat bejne thashetheme per sjelljen e Marselinit ndaj Elenes, ku ajo ndjehet e zhgenjyer, ndersa Joana e keshillon duke bere krahasimin me Anaidin. Joana nder te tjera i thote se Marselini nuk eshte treguar korrekt, ndersa Anaidi nuk ka thene asgje kunder Joanes edhe pse u bene disa dite qe ata flene bashke. “Marselini Flet pa u menduar, flet para kohe” thote Joana dhe e keshillon Elenen qe te distancohet nga Marselini. Elena i thote se tashme ajo e ka marre kete vendim qe nga biseda e fundit me Marselinin. “Mundohu qe t’i distancohesh me stil” i thote Joana Elenes dhe ajo i pergjigjet “s’ka nevoje per stil, une as miremengjes nuk i them me atij, nuk i flas me fare”. Me pas dy vajzat dalin ne oborr ku tashme jane mbledhur te gjithe banoret e tjere. Teksa shijojne kafene dhe diellin e ngrohte, banoret fillojne te diskutojne per tema te ndryshme.

Cfare ndodhi me Jonilden, vajzen qe do bente operacion ne Big Brother?

Ndërkohë që banorët vazhdojnë të bisedojnë në shtëpi dhe herë pas here përmendin edhe banorët që kanë dalë nga shtëpia, Jonilda është duke i vëzhguar. 
Banorët mendojnë se Jonilda është eliminuar, por ajo ndodhet në shtëpinë e Big Brother. Joanilda ka kryer një ndërhyrje estetike në gjoks, ky është edhe sekreti i saj dhe tashmë është rikthyer në një nga ambientet e shtëpisë. Ajo gëzon shëndet të plotë dhe po mbahet e izoluar nga banorët e tjerë, por edhe nga jeta jashtë Big Brother-it, për arsye se shumë shpejt Jonilda do të rikthehet përsëri në garë. 

Ajo është ulur përballë një monitori që ka në dhomën e saj dhe tashmë është duke i parë banorët të cilët as që e mendojnë se Jonilda mund të rikthehet përsëri në shtëpinë e Big Brother 6. Tashmë mbetet që të presim momentin se kur do të vendos Vëllai i Madh që Jonilda të hyjë përsëri në shtëpi.

Monday, March 11, 2013

Skena të nxehta në Big Brother Albania 6


Skena  te nxehta jane shfaqur diten e festes me 8 Mars, ku ishte festa e grave.

Disa stri  ptist qe ishin dhurate nga vellai i madh, per te perfomuara vetem per vajzat kane nxehur shume ambjetin, saqe ka pasur nje zili nga djemte qe i shikonin nga xhami, pasi siu lejohej ne rregullore te hynin brenda.
Elena banorja e cila beri show me strip tistin i cili e zhveshi duke i hequr bluzen dhe duke kryer disa veprime te nxehta shikojeni ketu poshte per me shume pamjet

Thursday, March 7, 2013

Elenes i del “zogu” para kamerave.

Elena vazhdon cdo dite duke provokuar edhe me shume banoret brenda shtepise. Por edhe para kamerave po i cmend njerzit qe po e ndjekin kete show. Nuk ka limit kjo vajze.

Thursday, February 28, 2013

Zbulohet sekreti i parë në “Big Brother”, ja kush është zhigoloja (FOTO)

Është një model në tentativë. Ka qenë mister e po ashtu tek Klipi i Ingrid Gjonit”. “Ua shuaj kuriozitetin…”Zhigoloja” në Big Bother është Marselino Hitollari…Ky është komenti që ka bërë në faqen e tij të rrjetit social Facebook, i riu Valer Kolnikaj i cili pohon me bindje të plotë duke zbuluar një nga sekretet e reality show-ut më të famshëm që po zhvillohet në Shqipëri. Kolnikaj një model i njohur pohon se e njeh personalisht konkurrentin e Big Brother-it duke e konsideruar një model në tentativë dhe që kohë më parë paska qenë pjesë e klipit “Përse me mua”, të këngëtares Ingrid Gjoni. Duke qenë se Kolnikaj, vjen nga fusha e Modës ku ai më 2011 ai ka qenë pjesmarrës në “Best Model of the World Albania”, pretendon se e njeh djalin i cili ka hyrë në garën për shumën e madhe prej 100 milion lekësh në këtë spektakël. E menjëherë pas kësaj deklarate nga i riu Kolnikaj, në facebook kanë shpërthyer komente të ndryshme lidhur me Marselinon të shkuarën dhe të ardhmen e tij. Ndër të tjerat disa nga komentet kanë qenë: “Shikoni Marselinon para se të shtonte shumë kilogramë dhe të bëhej zhigolo http://www.youtube.com/ëatch?v=Rxhg0ËqsTiU, poston Kolnikaj sërisht në wallin e tij. ” Po pra se kishte bërë ca prapësira kur kishte qenë më i vogël”, vijon një tjetër komentues. Arsyeja e cila ka bërë që shumë fansë në këtë rrjet social ta besojnë një gjë të tillë është thënia e shprehur nga vetë Marselino gjatë prezantimit të tij, ku e konsideron veten një “gjithçkabërës”. Por kush është Marselino Hitollari Marselino Hitollari për herë të parë u prezantua përpara publikut shqiptarë, gjatë natës së çeljes së spektaklit të “Big Brother”, të shtunën e kaluar.Djaloshi brun tepër simpatik u shfaq, mes banorëve të tjerë gjatë natës së parë të spektaklit. Marselino është 25 vjeç dhe jeton në qytetin e Barit. Ai është me origjinë nga Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari. Kohët e fundit ka punuar si security, por ai nuk ka një profesion të tijin të mirëfilltë, pasi e konsideron veten një “gjithçkabërës”, duke qenë se nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune fizike. Prej një viti është bërë baba i lumtur i një djali. Familja është pjesa që e bën të ndjehet më krenar për veten. Big Brother-in e sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri dhe ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu.

Zbulohet sekreti i dyte !

Zbulohet dhe sekreti i dyte i cili i takon Ilirit . Gjat lojes qe jep vllai i madh banoreve per te lidhur ne menyr te regullt dhe te shpejt rripin e karates . Mbasi e provojn te gjithe banoret per ta lidhur sa me mire asnjeri nuk e realizon pervecse Ilirit qe e mbaron shpejt dhe sakt ! Ky ishte sekreti i Ilirit qe ka ushtruar  Tae Kwon-Do .

Nje lezbike ne BB 6 ?


Although the author of the show "Big Brother", Rezart Aga, in a media interview said that this year's edition will be competing not gay magazine "Paloma" has announced that some information you have slid out, speak preciselya lesbian girl who will be competing this year in the house.

As it was announced, in the first night was not revealed all the secrets of the inhabitants of the house, while lesbian girls seem to be the biggest secret of this edition, for which not even know her family.

Furthermore, in order to keep secret this secret, the girl will try to create a connection with a man inside.

Marselini rrëfen dashurinë për bashkëshorten

Marselini dhe Elena ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar. I pyetur nga Elena, Marselini fillon që të flasë për familjen e tij.
Ai i tregon Elenës se është shumë i dashuruar pas bashkëshortes dhe e përshkruan atë si një femër shumë të bukur. Ndër të tjera ai e përshëndet nëpërmjet kamerave dhe i thotë “puthe djalin”. 

Marselini i thotë Elenës se nëse nuk do të ishte i martuar dhe i dashuruar me bashkëshorten e tij, ndoshta do të sillej shumë ndryshe brenda shtëpisë. Vajza e pyet nëse ai do të krijonte ndonjë lidhje brenda shtëpisë dhe ai i përgjigjet se nuk e përcakton dot se me kë do të lidhej dhe për më tepër me sa prej vajzave të shtëpisë do të tentonte të krijonte një marrëdhënie. “Fakti që jam i martuar, respekti dhe dashuria që kam për të, nuk më lejon që të sillem ndryshe këtu brenda” thotë ndër të tjera Marselini.

Më pas me shaka ai thotë se kur të dalë nga shtëpia do që të bëjë një djalë tjetër. Marselini thotë se i ka shumë qejf djemtë dhe shprehet “po të kem vajzë, ajo do të jetë shumë e bukur dhe do të më hapë shumë probleme”. 

Më tej biseda e tyre ndryshon dhe zhvillohet mes shakave e batutave.

Wednesday, February 27, 2013

Toadie hops off home: Ryan Moloney finishes third in Celebrity Big Brother live final! Here's his best bits

He survived the second eviction against Sam Robertson, but tonight Toadie's luck finally ran out

On leaving the house, Ryan described the experience as "very challenging".
He confessed, "I thought I was going to be the first out," saying that he didn't think he was as interesting as anyone else.
Quizzed about the most talked about housemates, Spencer and Heidi, Ryan said: "I think they're a pack of whingers."

Rylan Clark wins Celebrity Big Brother 2013! Read all about it and relive his best moments here

He did it! From massive arguments to shaving off his beard and being a bit naked, it's Rylan's best bits from CBB

On leaving the house, Rylan sat down in the studio with Brian Dowling - who'd only gone and got Rylan's mum on the phone!
"Mum, can you believe it!?" Rylan exclaimed.
"I can, yeah," Rylan's mum - AKA Linda - replied, adding: "I can believe it because you've been yourself and you've stuck up for yourself, and we're so proud of you."
Cue us getting a little weepy.
Brian also quizzed Rylan on his often fiery relationship with husband and wife Spencer Pratt and Heidi Montag.
Rylan said: "I wish them the best of luck in life, but they are absolutely made for each other, them two."
And asked to sum up his experience on the show in one word, Rylan said: "No words."
Which is technically two words. But we'll let it slide, seeing as though it's 'his' night.
Controversial, honest and a little bit sweary - Rylan didn't let us down in Celebrity Big Brother.
From the moment he arrived until he returned to the outside world, he was utterly uncensored and amazing entertainment.

Iliri bie në kurthin e lojës së vajzave

Vetëm disa nga banorët e shtëpisë së Big Brother vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar. Anaidi shkon në tualet dhe shikon që ambienti përreth është shumë pis. Ai ankohet për higjienën dhe i kërkon edhe vajzave që t’i kushtojnë më shumë rëndësi, duke i kushtuar më shumë rëndësi pastërtisë. Vajzat thonë se kjo gjë është në ndërgjegjen e gjithsecilit dhe se nuk mund të ruhet higjiena vetëm nga disa njerëz. 

Iliri dhe Jonilda vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin ende, edhe pse të gjithë banorët kanë ikur për të fjetur gjumë dhe tashmë ka ardhur mëngjesi. Vazhdojnë të bisedojnë dhe të bëjnë shaka me njëri-tjetrin edhe për disa minuta.

Të dy banorët dalin jashtë për të pirë cigare, ndërkohë që Iliri tregon për veten e tij dhe ëndrrat që ka në jetë. Iliri tregon se kërkon që të bëhet aktor dhe të vazhdojë Akademinë e Arteve. Ai tregon për të kaluarën e vet dhe thotë se marrëdhëniet me femrat i ka shumë të mira dhe gjithmonë ka qenë i lidhur me femra më të mëdha se ai në moshë. 

Pak minuta më vonë, banorët shkojnë në dhomë për të fjetur, ndërsa Iliri gjen vezën mbi krevat, të cilën pa dashje e thyen teksa shtrihet në krevat për të fjetur. Veza është pjesë e lojës që ka bërë Eldora dhe Elena për disa nga djemtë e shtëpisë. “E di unë që ma kanë bërë këtë lojë në mënyrë që t’i heq pantallonat, por unë s’kam për t’i hequr, me vezën do të fle”, shprehet Iliri. Jonilda qesh me të madhe nga reagimi i Ilirit, ndërsa të dy bëhen gati për gjumë. 

Iliri merr mbulesën dhe jatakun dhe shkon të flejë në sallon.

Elena Big Brother 6 Duke Gatuar Mes Cunave Pa Brek (FOTO)


Akoma pa filluar mire Big Brother 6, nisin skandalet.
Elena modelja 19 vjecare konkurrentja e Big Brother kete here befason. Duket pak si shpejt. Por ajo eshte pare teksa gatuan, por dicka binte ne sy. Ajo ishte pa mbathje. Per me shume, fotoja flet me shume se fjalet.


Shikoni Foton 1

Shikoni Foton 2

Tuesday, February 26, 2013

Debat për homoseksualitetin;- Iliri kundër të gjithëve

Iliri dhe Etleva ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar. Ata fillojnë të diskutojnë për homoseksualët dhe ndajnë mendime të kundërta. Etleva thotë se ajo nuk i paragjykon homoseksualët dhe se ka shumë respekt për ata si njerëz, duke mos u interesuar shumë për preferencat e tyre seksuale. 
“Në momentin që ata njerëz nuk më cenojnë mua, unë nuk kam asgjë kundër tyre” thotë Etleva dhe më pas shton se asaj i dhimbsen sepse janë një kategori që paragjykohen shumë dhe nuk pranohen nga shoqëria.

Iliri nuk ndan të njëjtin mendim me vajzën dhe thotë se ai është kundër homoseksualitetit. Në dhomën e ndenjës vijnë edhe banorë të tjerë të cilët futen në diskutimin e Ilirit dhe Etlevës. Banorët e tjerë kundërshtojnë Ilirin, ndërsa Marselini i kërkon Ilirit që të shpjegojë se përse është kundër homoseksualitetit. 

Iliri nis një diskutim të gjatë për të sqaruar se përse ai është kundër homoseksualitetit. Iliri thotë se ai nuk pranon se Homoseksualiteti është i lindur, por sipas tij është zgjedhje dhe se është diçka kundër ligjeve të natyrës. Ai thekson se mbi të gjitha është kundër martesave mes gay-ve.
Ai shprehet me urrejtje kundër homoseksualitetit duke bërë që në shtëpi të lind një debat, ku ai i ka kundër të gjithë banorët e tjerë që shprehen se nuk kanë të drejtë të paragjykojnë zgjedhjet apo preferencat seksuale të ndonjë individi. 

Si përfundim pas një kohe të gjatë debati Iliri sqaron banorët se ai nuk pranon që t’i imponojnë mendime të mira për homoseksualitetin, por nuk interesohet nëse një i njohur i tij është apo jo gay. “Mjafton që mua të mos ma imponosh këtë, me veten bëj çfarë të duash” thotë Iliri duke bërë që më në fund diskutimi i banorëve për këtë temë të përfundojë. 

Zbulohet sekreti i parë!

Banorët të kënaqur nga gatimet e bëra ulen të hanë darkë. Etleva thotë se ky është vakti më i mirë qe kanë ngrënë ndonjëherë. Banorët urojnë njëri-tjetrin : “Tju bëjë mirë”. Joana si shefe e kuzhinës falënderon stafin për punën e mirë që kanë bërë. Gjithashtu nuk mungojnë duartrokitjet e banorëve në adresë të saj. Pas kësaj banorët përgëzojnë edhe njëri-tjetrin për punën në grup.

Jonilda nuk harron të urojë dhe dy banorët që kanë ditëlindjen Altinën dhe Arsimin.
Ndërkohë që gjithë banorët janë duke shijuar darkën e shijshme, vetëm Olta po qëndron me pjatë përpara dhe nuk e prek supën e pulës. Ajo bën sikur i kërkon ndjesë Anaidit dhe ja ofron atij supën e saj. Duke u munduar të shkëpusë vëmendjen e banorëve nga sekreti i saj, të cilët po e pyesin se përse nuk ha, ajo devijon me arsyetimin se nuk i ka qejf supat me krem. Ajo duket që është e uritur, dhe vendos të hajë një spec, madje një moment pyet se kur do ta sjellin tortën se ajo atë është duke pritur. 

Megjithatë banorët duken se po e shijojnë aq shumë ushqimin sa nuk e kanë shumë mendjen tek Olta qe mbeti pa ngrënë. 

Elona pyet Altinën: Je lesbike?

Ritmet e muzikës nuk janë ulur, por banorët tashmë janë ndarë në grupe, hedhin shaka dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Elona me Altinën janë ulur të dyja në kolltuk. Elona e pyet Altinën nëse mund ti bejë një pyetje teper personale, por pa e marrë inat..
Duket që Elona po heziton ta pyesi, por Altina i thotë që tja bëjë pyetjen. Elona duke i rënë rrotull nuk tregohet e qartë në pyetjen e saj. Altina i thotë të tregohet e drejt për drejtë se nuk po e kupton. Në fund Elona e pyet për preferencat e sajë dhe nëse është ose jo lesbike. Altina në fakt ngryset kërkon të dijë se përse e ka këtë mendim Elona? Elona i tregon se mënyra se si ajo vishet mund ta tregojë një gjë të tillë. Altina thotë që nuk duhen paragjykuar njerëzit nga veshja, ajo ka qënë tip çuni që e vogël ka pas luajtur futboll dhe që atëherë i ka ngelur ai stil veshje. Elona thotë se nuk e ka problem sepse ajo është rritur në Francë dhe shoqëria atje është shumë e hapur dhe i kërkon tymos ja marri për ters pyetjen. Por Altina ja mohon kategorikisht një gjë të tillë..

Anaidi dhe Elena rrëfehen dhe përqafohen me dashuri me njeri-tjetrin

Dy banoret janë ulur ne divan dhe Anaidi i cili qëndron pranë Elenës e pyet nëse ka lëne dike jashtë. Ajo ja pohon dhe shton se ai është fotograf dhe punojnë bashke. Te dy buzëqeshin dhe Anaidi vazhdon ta pyesë me tej, nëse te dy shkojnë mire bashke. Elena i rrëfen qe shumicën e kohës shkojnë mire, por normal qe ka edhe zënka, por ajo çka asaj i pëlqen me shume kur zihen është se ai nuk kthen dorë.
Anaidi vijon te interesohet për jetën e Elenës duke e pyetur se çfarë bën ajo gjate ditës dhe nga shkon. Elena pa hezitim i përgjigjet qe shkon ne shkolle, del kafeve gjithashtu edhe darkave ne fundjave del.
Ajo i tregon Anaidit qe ishte zëne me te dashurin dhe ja kishte fshire te gjitha fotot nga facebook-u, por u pajtuan pak para se ajo te hynte ne Big Brother Albania 6.
Atyre i bashkohet edhe Jonilda me Oltën dhe biseda vijon mbi dashurinë. Ne një moment Elena çohet nga divani dhe fton Anaidin ti japi një përqafim. Ai ia hedh duart rreth saj pak me sipër fundshpinës. Elena pak në siklet i largon duart dhe i thotë qe ky nuk është përqafim. Por duket qe te dy kuptohen mire me njeri-tjetrin. Ai si djalë i sjellshëm i ofron Elenës, për te ngrëne, racionin e tij te pulës. Me pas te dy çohen përkrahu për te vajtur tek tavolina e ngrënies për darke.

Elena qellon Marselin me Shpull me pas e puthe ( Video )

Elena banorja me e vogel ne Big Brother Albania 6 ne debat e siper mbrem ne oret e vona qellon Marselin me shpull , me pas e puthe dhe e perqafon per ta qetsuar Marselin .





( Shikoni Videon Per me Shume )

Monday, February 25, 2013

Marselini tregon për veten: “Jam në fazë divorci dhe pres të martohem me nënën e fëmijës tim”


Marselini, Anaidi, Elena dhe Blendi shkojnë afër pishinës dhe fillojnë të tregojnë histori nga jeta e tyre. Marselini tregon për familjen e tij dhe veten. Ai thotë se jeton me prindërit dhe vëllanë e tij 9 vjet më të vogël se vetja, në Itali. Banorët e tjerë e pyesin se përse nuk ka arritur ta marrë bashkëshorten dhe djalin atje, por Marselini tregon se ka bërë një martesë me një italiane, por vetëm për efekt dokumentesh, në moshën 18-vjeçare. Ai tregon se procedurat e divorcit atje janë shumë të gjata dhe kjo gjë e ka penguar atë që të bëjë martesën me vajzën që do dhe që ka edhe një fëmije. “Gjëja më e bukur e martesës sime do të jetë çuni”, shprehet Marselini. Ai hamendëson për dasmën e tij dhe e mendon si një gjë shumë të bukur pjesëmarrjen e djalit të tij në ceremoni. Jonilda, e cila shkon pas disa minutash atje dhe dëgjon bisedën thotë se e ka ëndërr që të martohet pasi të ketë lindur një fëmijë. Marselini tregon se gjëja më e rëndësishme për të është familja dhe nuk do të guxonte kurrë ta tradhtonte të ëmën e fëmijës së tij, ashtu siç pretendon që as ajo të mos e tradhtojë. Ai mendon se një martesë e pjekur mund të bëhet vetëm në një moshë të pjekur. Elena e ngacmon duke i thënë se i duket i ri për të qenë baba, por Marselini thotë se baba mund të bëhesh në çfarëdo lloj moshe. “Mosha nuk tregon madhështinë e njeriut”, thotë Marselini. Kështu, fillon një diskutim mes tyre për sa i përket pjekurisë në faza të ndryshme të jetës së njeriut.
Bisedat mes banorëve vazhdojnë për minuta të tëra, duke folur për emigrimin dhe vështirësitë e tij në jetën e tyre.
Më vonë të gjithë banorët grumbullohen rreth pishinës e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin për histori nga fëmijëria e tyre, duke bërë shaka e duke qeshur së bashku.

Ermela hedh akuza mbi BBA per humbjen e kujteses!


Femra e vetme që ka fituar një edicion të Big Brother Albania. Ermela Mezuraj, simpatikja bjonde veç lekëve nuk arriti dot të realizonte asnjë nga pritmshëritë e saj. Edhe pse ajo ishte shume e afte,e shkathet e shume inteligjente, dëshira dhe pasioni i saj nuk arriti ti realizohej i cili ishte për televizionin duke treguar se nuk i doli përpara asnjë portë jeshile për t’u futur ne boten e magjishme te medias dhe televizionit. Madje as punët tjera nuk i kane ecur mire. Në emisionin “Kasketa”, të Kastro Zizos, ajo ka treguar gjëra mjaft interesante dhe të pathëna më parë. Së pari ka treguar jetën e saj aktualisht, ku eshte shprehur se jeton në një apartament në Tiranë krejt e vetme ngaqe edhe nga ish i dashuri eshte ndare.
Vajzes nga Vlora duket se nuk i ka ecur shumë as ne dashuri e as ne pune, pasi, siç ajo tregon , tregu është kaq i çuditshëm qe shpesh raste nuk do tia dije sa e pasur mund te jete nje CV.  Ermela nuk mund të anashkalonte eksperiencen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Albania, dhe marrëdhëniet e saj me paranë. Ajo i rrëfeu Kastros se për rreth dy vjet nuk ka mundur te përshtatet me jetën jashtë reallity show-it te cilit i shkoi deri ne fund dhe doli triumfuese. “Më çudiste zilja e telefonit apo shumë gjëra nuk i mbaja mend. Kam pasur probleme shumë me përqendrimin”, eshte shprehur ajo me pak fjalë.
“Kam humbur kujtesën, përqendrimin dhe as lekët nuk më kanë bërë të lumtur”.  Është shumë e vështirë dhe ndonjëherë duket si çudi”,- ka saktesuar Ermela , duke theksuar faktin se i janë dashur gati dy vjet që të riambientohet me realitetin. “Më është dukur sikur jeta nuk kishte asnjë qëllim, pasi në atë kohë i realizova dëshirat e mia. Jam ndjerë bosh, me pak fjalë”, është shprehur ajo pasi eshte pyetur ne lidhje me parate e fituara.
Dy vjetë pas triumfit duke fituar 100 milionë lekë, Ermela eshte shprehur se jeta e saj nuk është më e lumtur , duke përsëritur shpesh se njeriu nuk duhet ti realizojë të gjitha dëshirat shumë shpejt, pasi nuk i mbetet më asgjë për të luftuar.  

Sunday, February 24, 2013

Shikoni ku ka mare pjes Elena e Big Brother 6 (Video)

Elena, 18-vjeçarja nga Tirana, e cila  modele e suksesshme. Eshtë familjarizuar me kamerat dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Por ka një ves, shihet pa pushim në pasqyrë!!por ajo ka qene dhe pjesmarrese edhe ne nje videoklip icili ne pak kohe u kthye ne super hit.\








Elena, banorja me profesion modele; Sekretet vazhdojnë


Banorja tjetër është Elena, ajo është 19 vjeç dhe studion për gazetari. Ajo është modele dhe punon si e tillë, megjithëse është hobi më tepër për të sesa punë. Ajo thotë se nëse nuk do të ishte modele mund të bëhej gjithçka që ka lidhje me artin.
Pas pak minutash Elena shkon në ambientet e shtëpisë dhe prezantohet me banorët.
Ndërkohe shfaqet sekreti i radhës: “Kam 100 palë këpucë”. Banori thotë se për këpucët ka bërë çmendurira, madje ka arritur të shesë edhe makinën.
Sekreti i radhës ka të bëjë me gjakmarrjen. Ai tregon për një lidhje shoqërore që ka pasur me dikë, por ishte Kanuni ai që ndërpreu marrëdhënien e tyre.
Sekreti tjetër ka të bëjë me njërin nga banorët që është vegjetarian.

Ju pelqen ?

Saturday, February 23, 2013

Rita i prezanton prindërve të dashurin, mik i ngushtë i David Beckham!


Nuk është fituesi i X Factor UK i dashuri i ri i Rita Orës, pooooor, miku më i ngushtë i David Beckham, menaxheri i futbollit, Dave Gardner.
The Sun shkruan sot se Rita e ka prezantuar Gardner me prindërit e saj, duke hedhur kështu dyshime për një lidhje serioze mes tyre.
Kohët e fundit Rita është parë të shoqërohet shumë me Dave, aq sa ai e shoqëroi edhe në festën pas çmimeve Britt Awards.
Pak ditë më parë, mediat britanike fotografuan Rita Orën herët në mëngjes  ndërsa linte shtëpinë e Dave. Rita Ora u shfaq me të njëjtën veshje të një dite më parë, duke lënë shtëpinë e Dave, pasi kishte kaluar natën aty.
Menjëherë pas ndarjes nga Rob Kardashian, Rita tha se arsyeja ishte pasi nuk kishte kohë ti kushtonte partnerit.  

Françeska: Tani puthjet i kam me euro

Të ftuar në programin “Top Show”, dy ish-protagonistët e “Big Brother 5”, Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe, ndezën edhe një herë kuriozitetin e publikut. Tashmë mediat e kanë bërë me dije ndarjen e tyre, pas një lidhjeje gjatë muajve të programit dhe vetëm pak javëve pasi ai mbaroi.

 Por në intervista, ata asnjëherë nuk kanë dhënë arsye konkrete se përse lidhja e tyre mori fund, gjë që nuk e thanë edhe gjatë “Top Show”-t. Por ajo që të binte në sy ishte se Françeska mbase ka mbetur pak më e lënduar nga kjo ndarje, siç ndodh gjithmonë në çifte ku femrat zakonisht e vuajnë më shumë.

 Madje ajo nuk ngurroi në një moment që të pohojë se Ermalit i pëlqejnë flirtet e shpeshta me femrat. Ndërkohë vetë Ermali ka pohuar se mbas ndarjes me Françeskën ka pasur lidhje të tjera, ndërsa kjo e fundit edhe pse është përfolur për ndonjë lidhje, vetë nuk ka pohuar asgjë. Për ta bërë programin akoma më interesant, Alban Dudushi kërkoi që ata t’i dhuronin një puthje njëri-tjetrit, por përgjigjja e Françeskës ishte befasuese: “Tani nuk ka më puthje falas, vetëm me euro”. Interesante do ishte të ishte thelluar pak më shumë ky argument, se nuk u kuptua mirë. Tani, Françeska nga inati që ka me Ermalin, i kërkon euro për një puthje, apo tani vajza ka vënë mend dhe ka vendosur t’i shesë puthjet, por edhe të tjerat dhe të mos japë asgjë badihava. Dhe nëse po, sa mund të jetë çmimi për të gjitha këto shërbime?

Tuna kapet mat (Shiko Fotot)


Mediat në Kosovë kohë më parë kishin paralajmëruar se këngëtarja ka filluar romancën me një reper të ri, madje i kishin kapur mat ndërsa kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë, por këtë lajm nuk e konfirmoi Tuna pasi ajo thoshte se për shkak të angazhimeve profesionale, nuk ka pasur  shumë kohë t’i përkushtohet jetës private. Ka qenë shtatori i vitit të kaluar kur u përhap lajmi mbi lidhjen e mundshme të këngëtares Tuna Sejdiu me reperin e ri Cozman, por siç duket kohët e fundit këtë fakt e vërtetojnë daljet e shumta publike me reperin në krah.
Duke qenë se lëvizjet e saja janë shumë të kufizuara për shkak të punës, Tuna nga Tirana shkon në Shkup vetëm për të parë familjen e saj, ndërsa i dashuri i vjen në Tiranë. Paparaci ynë e ka kapur mat teksa argëtohej me Cozman në një pub të Tiranës fundjavën e kaluar, ku siç e shihni të dy janë të përqafuar.
Pra, pas këtyre fotove, Tuna nuk mund të thotë më se janë miq, pasi shihen qartë që të dy janë duke përjetuar një histori dashurie. I kontaktuar nga gazeta, reperi i ri nuk dëshiroi të prononcohet në lidhje me jetën e tij private. ”Nuk dua të flas për jetën time private dhe sentimentale”, thekson Cozman, ndërsa Tuna në anën tjetër nuk dëshiron të komentojë aspak mbi këtë gjë, madje as punën e saj për të cilën thotë se e pengon kontrata. Cozman është 27 vjeç dhe ka ardhur nga Londra që të merret me muzikë, duke u bërë pjesë e labelit të njohur “Baba Stars” dhe duke e shoqëruar nëpër koncerte Visarin pas largimit të Ledrit nga grupi “Skillz”. Ndërsa e rëndësishme për Tunën është që të dashurit e saj janë në të njëjtën moshë me këngëtaren, ndryshe nga koleget e tjera të cilat zgjedhin për partner në përgjithësi meshkuj më të mëdhenj në moshë. Tuna ka një martesë të dështuar nga e kaluara dhe shpresojmë që ky të jetë djali i duhur për të.

Ingrid Gjoni bën operacion gjoksin

Pas lindjes së djalit duket se këngëtarja Ingrit Gjoni ka humbur linjat trupore dhe kështu ka vendosur të kryej një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Lajmin e ka bërë me dije klinika private që Gjoni ka bërë këtë operacion.Mësohet se ajo e ka rritur masën e tij me një numër dhe ndryshe nga këngëtaret e tjera e ka pranuar faktin e ndërhyrjes dhe madje e ka bërë dhe publike në disa gazeta rozë.Ingridi është shprehur për një gazetë se : “Është e vërtetë që kam bërë ndërhyrje në gjoks. Prej kohësh kisha dëshirë t’i rrisja përmasat e gjoksit me një numër, por frika se mos nuk do të mundja ta ushqeja me gji fëmijën tim, më mbante larg realizimit të kësaj dëshire. Me lindjen e Paridit dhe me ndërprerjen e qumështit të gjirit, fillova të mendoja për ta bërë realitet këtë dëshirë të kahershme. Takova mjekët profesionistë të klinikës ‘Keit’, të cilët duhet të them se kanë bërë një punë të shkëlqyer”, – rrëfehu këngëtarja. Gjatë intervistë ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të fillojnë edhe xhirimet e klipit të ri, ku do të padyshim do të ekspozohet dhe gjoksi i saj i ri. Linjat e këngëtares provokuese kanë tërhequr gjithmonë vëmendje por këtë herë Inis Gjoni do të jetë në qëndër të tyre.

Ermal Mamaqi: Ja pse u largova nga “Apartamenti 2XL


“Simpatiku” i ekranit shqiptar, artisti dhe këngëtari Ermal Mamaqi prononcohet në “”Bluetooth” për largimin e tij nga show i dytë i shumë njohur në vend i “Apartamentit 2XL”.
Me anë të një interviste artisti mundohet të “arsyetoj” lëvizjet e tij duke dhënë ato përgjigje të cilat janë jo pak profesioniste, madje shumë të larmishme ashtu si dhe vetë aktiviteti i tij
Pikërisht, ai e thekson në përgjigjen e parë të tij: “Doja një kohë pushimi që t’u përkushtohesha më shumë biznesit dhe familjes sime.”
Në vijim intervista e tij.
Ermal, pse u largove nga “2XL”-ja?
Doja një kohë pushimi që t’u përkushtohesha më shumë biznesit dhe familjes sime. Gjithashtu mendoj që të rikthehem në muzikë dhe kjo shkëputje më duhej patjetër.
Nuk mund të bëje muzikë duke qenë pjesë e show-t?
Sigurisht që po, por jo në këtë nivel që mendoj të merrem tani.
Është e vërtetë që ke hapur një studio muzikore?
Po. Studioja është projekti më i ri që më ka aktivizuar. Arsyeja pse hapa një studio, është më shumë për të pasur një laborator ku të mund të krijoj këngët e mia dhe të miqve të mi. Bashkëpunëtorë në këtë sipërmarrje kam Dr.Florin, Pirro Çakon dhe Edlir Begollin.
Thashethemet thonë se je larguar për punë lekësh, është e vërtetë? Ke kërkuar rritje rroge?
Të siguroj që rroga në “Vizion+” është nga më të lartat në tregun mediatik dhe nuk mund të kërkoja dot rritje rroge. Nuk ka asnjë arsye më tepër nga ato që thashë më lart.
Si ia komunikove Turit largimin?
Sigurisht, nuk ishte e lehtë, sepse ishte i pari që e mori vesh dhe marrëdhënia jonë i kalon pozitat e punës. Megjithatë, si producent që është e kishte nuhatur këtë mundësi dhe besoj se në fund më mirëkuptoi.
Po çunat, si reaguan? erm
Me Julin dhe Gentin e kisha më të vështirë t’ua thoja në sy. Komunikuam me sms dhe gjeta paqe kur të dy më kthyen të njëjtin sms, duke më thënë se më mbështesin në këtë vendimmarrje, edhe pse nuk u erdhi mirë.
Njerëzit, çfarë të kanë thënë?
Kam marrë reagime të ndryshme. Disa më kanë qortuar, disa më kanë mbështetur. Po unë nuk e vras shumë mendjen për komentet, jam mësuar. Nuk është hera e parë që dal kundra rrymës.
Po Ami, çfarë të tha kur i tregove për vendimin tënd?
Ami më mbështet në çdo gjë që bëj dhe sigurisht në këto raste të rëndësishme jemi të dy partnerë në vendimmarrje.
E pe këtë javë show-n? Si t’u duk?
E pashë me shumë vëmendje. E vërteta është se mungesa ime nuk vihej re fare. Kam qeshur pafund dhe i urova sinqerisht miqtë e mi. Albano i ka ngjitur shkallët nga 2 dhe nga 3 në skenë, kështu që largimi im ishte më pak i dëmshëm.
Nuk ke frikë se duke mos dalë në “2XL” do të të harrojnë njerëzit?
Në fakt, dua të më harrojnë pak njerëzit. Gjithsesi ka forma të tjera për t’u kujtuar nga publiku. Mund të dal një foto me Leonardo di Caprion dhe të bëhem lajmi i ditës (qesh).
Cili është projekti më i afërt në muzikë?
Është kënga pasardhëse e “Ku ka si Tirona”, bashkëpunimi i dytë me Dr.Florin. Këtë radhë do merremi me jugun e Shqipërisë. Do jetë përsëri një klip komik, që shpresoj t’i japë një shtysë këngës për t’u bërë hit gjatë verës.
Do marrësh pjesë në ndonjë kompeticion muzikor së afërmi?
Mendoj se “Kënga Magjike” është i vetmi kompeticionuzikor që ia vlen të marrësh pjesë.
Flitet se këtë vit ju nuk do të jeni më prezantues të “Dancing”, është e vërtetë?
Nuk di asgjë për këtë. Mendoj se producentja e “Dancing” ka bërë çudira dhe ka arritur atë që ka dashur në secilin prej edicioneve të mëparshme. Dhe nëse e ka vendosur produksioni, nuk do çuditesha po të shihja Bonolis dhe Blendi Fevziun duke prezantuar “Dancing”. Ky spektakël ka qenë një nga produksionet më të rëndësishme dhe kemi qenë të privilegjuar si prezantues. Nuk e di ç’do bëhet më tej, por në këto raste them: rëndësi ka shëndeti (qesh).

Zbulohen surprizat e “Big Brother Albania 6″ dhe 16 konkurrentët

Big Brother Albania 6 ” ka nxitur kureshtjen e gjithë publikut këtë vit, pasi sipas paralajmërimit të autorëve ky reality-shoW do të jetë komplet ndryshe. “Nuk do t’i ngjajë aspak 5 edicioneve të kaluara”, – thotë autori Rezart Aga, duke i lënë surprizat befasuese për mbrëmjen e së shtunës. Ai ka preferuar të na thotë vetëm disa copëza të asaj që pritet të jetë një mbrëmje e madhe. Banorët që do të hyjnë këtë vit, më së shumti janë ata që kanë ardhur nga jashtë kufijve dhe mosha e tyre është më e lartë se ajo që kemi parë vitet e kaluara.


Banorët këtë vit nuk do të “fshihen” më pas asaj që jemi mësuar të shohim shpesh “ isha vetvetja”, pasi sivjet askush nuk duhet të jetë vetvetja. “Çdo konkurrent do ketë një të fshehtë, do hyjë si një person krejt tjetër nga ai që është. Një baba i përkushtuar do hyjë si një burrë beqar, një jetim do flasë për prindërit sikur t’i kishte ende gjallë. Kushdo duhet të përpiqet t’i zbulojë sekretin tjetrit, sepse ky sekret ka një çmim (sa më i madh sekreti, aq më i madh çmimi) që nëse zbulohet, shuma i kalon zbuluesit. Dhe ky, edhe nëse eliminohet nga televotimi (sepse linja klasike drejt çmimit të madh sigurisht që vazhdon, do jetë publiku ai që do nxjerrë banorët dhe do zgjedhë fituesin), do dalë me një shumë parash që e ka fituar nga zbulimi i sekretit”. Ndërkohë, zërave se në lojë mund të jetë edhe një personazh i njohur publik, autori i Big Brother përgjigjet “jo”. “Big Brother 6” do të fillojë këtë të shtunë, loja do të jetë sfiduese, ndryshe, dhe spektakli do të drejtohet si përherë nga energjia e Arbana Osmanit.

A do të jetë më e ashpër loja mes banorëve këtë vit, nisur nga ato që kemi dëgjuar?
Nuk do të jetë më e ashpër. Më shumë se e ashpër, besoj do ta futim në ato shina ku ti të marrësh vëmendjen e publikut, ndaj banorët duhet të jenë më aktivë. Kemi bërë diçka që t’i vendosë banorët në një lloj aktiviteti më të madh, sidomos psikologjik. Nuk po flas për lojërat e javës apo surprizat e ndryshme. Ajo që do të ndryshojë është se nuk do të ketë më banorë që vegjetojnë dhe s’do të ketë më përllogaritje kë do të nominojë apo jo.

Opinionistët…kush do të jenë këtë vit? Si do të jetë paneli?

Opinionistët do të ndryshojnë vazhdimisht në panel, në raport me procesin dhe çdo gjë që ndodh në lidhje me banorët apo fenomene të shoqërisë.

Arjan Konomi do të jetë?

Po, do të jetë. Bashkë me të do jenë edhe dy të tjerë, të cilët do të bëjnë atë lloj procesi që nuk e bën dot opinionisti klasik siç jemi mësuar. Ata do të komentojnë mbi faktet, mbi fenomenet, mbi sa e vështirë është që dikush të mohojë një pjesë të jetës së tij, apo sa e rëndësishme është të luash…gjë që duhet ta bëjë një psikolog apo një specialist.

Si do të jetë nata e parë, cilat do të jenë surprizat e saj?

Do të shihet një natë që nuk ka lidhje fare me 5 vite që ne kemi parë. Kjo është pak, por e sigurt. Do prezantohen banorët dhe sekretet e tyre. Publiku do jetë në dilemë shumë të madhe, sepse asnjëherë nuk do të prezantohen në raport të drejtë cili është profili i personazhit dhe sekreti përkatës. Do të prezantohen sekretet që nuk i dinë as familjarët e banorëve që do të futen në shtëpi.

Sa banorë do të futen të shtunën?

Do të futen rreth 16 banorë. Profilet do të jenë si zakonisht, të larmishme. Ka shumë banorë që vijnë nga jashtë realisht dhe ajo që më bën shumë përshtypje është se ata pavarësisht se jetojnë jashtë, mendojnë shumë më tepër për Shqipërinë sesa ne që jemi brenda në Shqipëri. Kanë një lidhje afektive me Shqipërinë, e cila duket gati e pabesueshme. Janë në profesione të mira apo që kanë arritur edhe gjëra të mira andej dhe prapë e kthejnë kokën nga vendi i tyre. Pergatiti Jonida Hitoveizi Gazeza MAPO

Friday, February 22, 2013

Nis “Big Brother 6”


Nga e shtuna e 23 shkurtit nis aventura e re e Big Brother, që këtë vit shënon edicionin e tij të gjashtë. Prezantuese Arbana Osmani. 
Persona të panjohur do të nisin bashkëjetesën të vëzhguar 24 orë në 24 nga telekamerat për t’i servirur publikut gjithçka ndodh brenda mureve të shtëpisë.
Aventura do të zgjasë 100 ditë. Por, në këtë edicion, ndryshe nga të tjerët, Big Brother ka vendosur që secili prej konkurenteve duhet të ketë nga një sekret. Të përmasave të mëdha apo më pak, sekretet do të jenë pjesë e lojës. Cdonjëri prej banorëve do të mbartë një të tillë që do të duhet të zbulohet nga të tjerët. Rezultatet do të sjellin përfitime që më pas do të finalizohen me çmimin e madh.

Cilat do të jenë këto sekrete dhe kush janë personazhet që do të bëhen pjesë e “reality show”-t më të ndjekur nga shqiptarët? Si do të jetë shtëpia ku ata do të vendosen?
Gjithçka nga e shtuna mbrëma në Top Channel, me edicionin e gjashtë të Big Brother.

Thursday, February 7, 2013